20 Shtator 2018

Vranësirat dhe shiu vazhdojnë deri të mërkurën

Prishtinë, 4 qershor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Kjo situatë e paqëndrueshme sinoptike do të vazhdoj deri të mërkuren ku më tej priten alternime kthjellime dhe intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi dri 8m/s.

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018  - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)