29 Shkurt 2020

Trump propozon 188 milion dollarë për energjinë në det të hapur

Washington, 13 shkurt - Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar 188.8 milion dollarë për buxhetin e vitit fiskal 2021 për të zhvilluar dhe menaxhuar energjinë në det të hapur, bëhet e dtur nga një deklarate e fundit nga Byroja e Menaxhimit të Energjisë së Oqeanit (BOEM).

Buxheti përfshin eksplorimin e naftës dhe gazit natyror në det të hapur, zhvillimin në det të hapur të energjisë së rinovueshme, menaxhimin e mineraleve detare dhe analizat e bazuara në shkencë.

"Kërkesa e buxhetit të presidentit Trump për vitin 2021 për Departamentin ka të bëjë me investimet në njerëzit tanë dhe tokat publike dhe ujërat", tha sekretari i brendshëm, David Bernhardt, në një deklaratë të hënën.

"Ai është i përkushtuar për misionin e konservimit dhe krijimin e aksesit publik për amerikanët që të gëzojnë plotësisht thesaret tona kombëtare dhe peizazhet", shtoi ai.

Buxheti për vitin fiskal 2021 përfshin përafërsisht 60.5 milionë dollarë për të avancuar aktivitetet e energjisë së naftës dhe gazit dhe 26.5 milion dollarë për të përparuar zhvillimin në det të hapur të energjisë së rinovueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)