15 Shkurt 2019

Trajtimi i ujit mbetet akoma sfidë për Kosovën

Gjakovë, 8 tetor - “Ndoshta nuk është e tepërt të them se në këtë vend luftërat nuk do të ndodhin për naftë, por mendoj që lufta për jetën cilësore do të jetë lufta për ujin. Ata popuj, vende që dinë ta respektojnë ujin, ta trajtojnë si duhet, ta ruajnë dhe të sigurohen që të kenë gjithmonë ujë, janë popujt më të mençur. Ne në Kosovë kemi bërë shumë edhe mundemi të  mburremi se po e fitojmë luftën për rrugë të mira, por beteja mbetet trajtimi i ujit”, theksoi kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj pasi mori pjesë në inaugurimin e fazës së II- të të Impiantit të Ujit për Pije, në Komunën e Gjakovës.

Me këtë rast Kryeministri Haradinaj tha se ndihet krenar për punën që është realizuar e që është një arritje e të gjithëve.

Duke falënderuar qeverinë gjermane dhe atë zvicerane për kujdesin e madh  dhe përkrahjen që kanë bërë për këtë investim në ujë të pijshëm, kryeministri Haradinaj tha se është me rëndësi për vendin që të krijojë alternativa të tjera të ujëmbledhësve në vend, pasi që Kosova është burim i ujit.

Kryeministri Haradinaj, më tutje theksoi se në Kosovë ka ujëmbledhës të shumtë, siç janë, Ujmani, Batllava, Badovci, por mund ta kemi edhe Lepencin dhe ujëmbledhës të tjerë më të vegjël.

“Këto janë investimet më strategjike që duhet t’i bëjmë  dhe të krijojmë rezerva të ujit dhe me qenë bankë e vetvetes që të mos varemi nga askush për ujin e pijes.  Por jo vetëm kaq, uji është i nevojshëm edhe për të gjitha segmentet e ekonomisë”, deklaroi Kryeministri Haradinaj, duke i inkurajuar të gjithë, që ta fitojnë betejën për ujin e pijes dhe duke kërkuar ndihmën e miqve gjermanë dhe zviceranë që përmes granteve apo huasë, të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit për trajtimin e ujërave të zeza e po ashtu edhe trajtimin e shtretërve të lumenjve.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se “KRU”, përveç që është një kompani profitabile, ajo ofron edhe shërbime të mira.

Kryetari Gjini falënderoi për përkrahjen e parezervë që po i jep Qeveria e Kosovës dhe tha se nga këto investime po përfiton shumë Komuna e Gjakovës por edhe Kosova.

Ismet Ahmeti, kryeshef ekzekutiv i “KRU Gjakova”, theksoi se me ndërtimin e kësaj fabrike do të rritet kapaciteti nga 500 litra në 1000 litra në sekondë dhe kjo ëndërr po bëhet realitet falë Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komunës së Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit, si dhe konsumatorëve tanë.

Një fjalë para të pranishmëve e mbajti edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, i cili tha se sfida e ujit është sfida më e madhe që kanë shoqëritë tona.

“Ne jemi vende të pasura me ujë, por kemi vuajtur nga investimet dhe menaxhimi”, tha ministri Gjiknuri, duke shtuar se sfidat ekzistojnë, por nga kjo që shihet sot, nga gjërat e bëra mirë, mësohet shumë dhe përfitojnë të gjithë.

 
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 shkurt 2019 - Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, do të mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Hanit të Elezit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Hani i Elezit, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit te 49-të vjetorit të themelimit të Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mbahet konferenca e rektorëve të universiteteve publike shqiptare. (Hotel Swis Diamand, ora 9:30)

- Kryetarit i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyra e krytarit Haziri, ora 9:45)
 
- Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me Licencimin e institucioneve private shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizren ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Shkolla “Abdyl Frashëri”, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollet e Borxheve Publike për periudhën 2009-2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes Projektit për Siguri në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Kosovë, do të lansojnë projektin "Lufta kundër Krimit Kibernetik në Kosovë". (Rezidenca e ambasadorit norvegjez në fshatin ndërkombëtar, ora 10:30)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Kaçanikut  ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë.(DKA, Kaçanik, ora 10:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Gjilanin, ku do të pritet në takim nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri, me të cilin do të bisedojnë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore të LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban koferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me MMPH-në mbjell njëmbëdhjetë drunjë dekorativ për nder të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Shkolla Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ora 11:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut mbajnë fushatën për dhurimin vullnetar te gjakut. (Kampi Vrella, tek pjesëtarët e Njësive Speciale të PK-së, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të ndajë Çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli” si dhe çmimet tjera vjetore në letërsi. (Kabineti i ministrit. ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon program nga fëmijët e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Përballë Teatrit të Qytetit të Gjilanit, ora 11:30)

- Mbahet manifestimi qendror për 49-vjetorin e themelimit të Universiteti i Prishtinës. (Biblioteka Qendrore Universitare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të inspektojnë vazhdimin e punimeve në lumin “Mirusha” në Gjilan. (Pjesa në Dardania 2, ora 12:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Ferizajit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Ferizaj, ora 13:00)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku do të mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Gjilanit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Gjilan, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të presë në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)

- Policia e Kosovës mban konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila i dedikohet një rasti të suksesshëm policor si dhe prezantimit të disa raporteve statistikore në fusha të ndryshme policore. (Stacioni policor “Qendra” në Prishtinë, ora 14:30)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Vitisë ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Viti, ora 15:00)

- Në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës  Komuna e Gjilanit organizon program Festiv nga Gjimnazi  “Zenel Hajdini”. (Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan, 15:00)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku do të mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Kamenicë ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA,Kamenicë, ora 15:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Armata, ora 17:00)

- Hapet ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, me rrëfime të familjarëve të të pagjeturve, fotografi të Atdhe Mullës dhe të kuruar nga Eliza Hoxha. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 18:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton klubin e basketbollit Prishtina me rastin e kualifikimit historik në garat përfundimtare të FIBA-s. (Klubi i basketbollit Prishtina në Pallatin e Rinisë, ora 19:00)

- Mbahet mbrëmje Festive në Hotelin “Kristal” nga Gjimnazi” Hydajet Lezha” dhe “Zenel Hajdini” në Gjilan. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 20:00)