27 Shkurt 2021

Stuhia shkakton dëme të konsiderueshme në Gjilan

Gjilan, 18 gusht - Komuna e Gjilanit është goditur të marten në mbrëmje nga një stuhi e fortë ere e shiu, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën publike dhe private, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Përpos vërshimeve në disa pjesë të qytetit, erërat e fuqishme kanë dëmtuar kulmin e një ndërtese kolektive në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, ku me këtë rast janë dëmtuar disa shtëpi përrreth.

Po ashtu, është dëmtuar edhe kulmi i shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai” dhe disa lokale afër, derisa është dëmtuar edhe një pullaz në fshatin Gumnisht.

Ndërkohë, ndërprerje të rrymës ka pasur në lagjen Dardania dhe në fshatrat, Bresalc e Uglarë, pasi disa shtylla elektrike dhe tela të rrymës janë shkëputur.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka thënë ekipet emergjencave komunale, zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e menaxhojnë situatën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)