27 Shkurt 2021

Sot dhe nesër mot me diell, presioni atmosferik me vlera të mbi normales

Prishtinë, 8 shtator - Në parashikimin e motit për sot dhe nesër, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell.

Do të ketë pak vranësira, sidomos për rreth relievit malor, por nuk parashikohet reshje.

 Indeksi UV do të jetë sërish me vlera të larta dhe udhëzimet e IKSHP do të jenë në dobi të popullatës, sidomos të një shtrese te saj me probleme kronike.

Presioni atmosferik do të vazhdoj me vlera të mbi normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.  

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)