25 Qershor 2018

ShBA mund t'i rikthehet Marrëveshjes së Parisit

Washington, 11 janar - Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha të mërkurën se Washingtoni mund të "rihyjë" në marrëveshjen globale të Parisit për klimën, nga e cila ai njoftoi tërheqjen vitin e kaluar.

Trump këmbëngul se 'Marrëveshja e Parisit', të cilën bashkësia ndërkombëtare e nënshkroi në vitin 2015 me qëllim luftimin e ndryshimeve klimatike duke kufizuar rritjen globale të temperaturës deri në dy gradë Celsius, ishte "një marrëveshje e keqe" dhe "shumë e padrejtë" ndaj Shteteve të Bashkuara.

Vendimi i Trumpit në qershor të vitit të kaluar për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja globale historike ka ndezur një valë zemërimi dhe tronditje brenda vendit dhe gjithashtu jashtë tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)