04 Qershor 2020

Sektori i energjisë në Kosovë ballafaqohet me sfida për shkak të Serbisë

Ankara, 18 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës mori pjesë në takimin e Komisionit të Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji, ku u diskutua draft raporti dhe rezoluta me temë: "Roli i energjisë në zhvillimin e qëndrueshëm në Evropën Jug-lindore", mbajtur sot në Kuvendin e Madh Kombëtare Turk në Ankara.

Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës e përfaqësoi deputetja Hykmete Bajrami, anëtare e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore.

Deputetja znj. Bajrami, në fjalën e saj foli për zhvillimet/ gjendjen aktuale në sektorin e energjisë në Kosovë (efiqenca e energjisë dhe energjia e ripërtëritshme, burime tjera të energjisë), në theks të veçantë vuri në pah humbjet dhe sfidat me të cilat është ballafaquar dhe akoma po ballafaqohet sektori i energjisë në Kosovë për shkak të moszgjidhjeve të problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, problem i cili sipas deputetes znj. Bajrami,  ka rezultuar me efekte negative dhe jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Kryesimin e këtij takimi të përbashkët e bëri Turqia, e cila njëherit ishte dhe nikoqire.

Përveç Kosovës, pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe deputetët përfaqësues nga Shqipëria, Turqia, Rumania, Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia.

Në fund të takimit anëtarët e Komisionit miratuan Raportin dhe Rezolutën. Deputetja e Kuvendit të Kosovës abstenoi për shkak të amendamenteve të propozuara nga Serbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)