26 Prill 2024

Sasia e mbeturinave të grumbulluara për vitin 2016 ka qenë 395 291 tonë

Prishtinë, 10 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës se Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2016.

Rezultatet e AMK 2016 tregojnë se sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë për vitin 2016 ka qenë 395 291 tonë.
 
Në Kosovë, të dhënat e vitit 2016 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara ka qenë 223 kg për banor në vit. Kurse, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë ka qenë 0.61 kg (mbeturina/banorë/ditë).

 Ndërkaq, vetëm në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 0.60 kg për banor në ditë.
 
Kurse, në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të gjeneruara për banor në ditë ka qenë  0.61 kg.

Gjithsej, sasia e mbeturinave të deponuara në vitin 2016 në deponitë rajonale ka qenë 395 251 tonë.

Në vitin 2016, nga sistemi i grumbullimit të mbeturinave komunale kanë qenë të mbuluara 71% e ekonomive familjare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)