24 Shtator 2018

Rusia ndihmon Turqinë të ndërtojë centralin e parë elektrik bërthamor

Ankara, 4 prill - Rusia do të ndihmojë Turqinë të ndërtojë centralin e parë elektrik bërthamor të vendit.

Centrali 'Akkuyu', një investim me vlerë prej 20 miliardë dollarësh amerikanë, ndodhet në provincën Mersin të Turqisë Jugore. Ai do të ndërtohet nga kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Rusisë, Rosatom.

Centrali do të përbëhet nga katër agregate, secili prej të cilëve mund të prodhojë 12 mijë megawat energji elektrike. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shpreh në praninë e homologut rus Vladmir Putin, se kostoja e këtij projekti mund të shkojë përtej planifikimit fillestar.

"Për momentin, kostoja e ndërtimit është (parashikuar) në 20 miliardë dollarë amerikanë. Por besoj se investimi përfundimtar mund ta tejkalojë këtë shifër. Miku im, presidenti Vladmir Putin ka bërë përpjekje të mëdha për realizimin e kaq shumë investimeve në vendin tonë. Turqia do të sigurojë 10% të energjisë së përgjithshme elektrike nga ky central bërthamor. Ndërkohë, është në ndërtim e sipër, gazsjellësi 'Rrjedha e Turqisë'. Puna për linjën e dytë po vazhdon me shpejtësi", tha kreu i shtetit Erdogan.

Centrali bërthamor është pjesë e planit të Erdoganit "Vizion 2023", në kuadrin e 100 vjetorit të themelimit të Turqisë moderne.

Projekti do të pakësojë edhe varësinë e Turqisë ndaj importimit të energjisë.

Kalendari

Ngajrjet e datës 24 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e Diskutimit me temë "Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së: Ku po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik?". (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremonin e ndarjes së certifikatave për të rinj për shkathtësitë e buta. (Salla e konferencave Orion, përballë Kino ABC, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës së Sportit Evripian Federate e çiklizimit te Kosovës organizon garën e hapur çiklistike për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat nga 20 deri 100 km. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të shoqëroj Drejtoreshën e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, gjatë vizitës ku ata do të përcjellin një Vullnetare të Korpusit të Paqës në punë në shkollën e saj në një fshat të Kosovës. (Shkolla fillore “Nëna Tereza”, fshati Vranidoll, ora 11:15)

- Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj cenzurës, me theks të veçantë te cenzurimi i librave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me Grupin Parlamentar të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me kryesinë e LDK-së. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder do të nënshkruajnë marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 15:00)

- Mbahet diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 15:00)

- Organizohet shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park”. (Parku i Qytetit të Prishtinës, ora 19:00)