26 Prill 2024

Rinia e LDK-së largon mbeturinat nga liqeni i Badovcit

Prishtinë, 26 mars - Mbeturinat e shumta të grumbulluara në afërsi të liqenit të Badovcit janë larguar sot pas organizimit të Forumi rinor të degës së pestë të LDK-së në Prishtinë. 


Në këtë aksion morën pjesë aktivistë të tjerë të rinisë së LDK-së si dhe kryetarët e disa degëve në Prishtinë Liqeni i Badovcit është burim i rëndësishëm i ujit të pijes, përmes të cilit Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës furnizon me ujë të pijes disa komuna, përfshirë edhe Prishtinën.

Ky aksion u përkrah nga shumë qytetarë, të cilët në mënyrë vullnetare kontribuan në pastrimin e kësaj pjese periferike të Prishtinës, në afërsi të së cilës gjendet kopshti i arinjëve, i vetmi në rajon.

Kujtojmë se me mbeturina të grumbulluara në natyrë kanë probleme të shumta edhe banorët e shumë fshatrave të Prishtinës përfshirë fshatin Mramor, të cilët janë ankuar disa herë për shkak të neglizhencës së treguar nga Komuna e Prishtinës në menaxhimin e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)