19 Tetor 2018

Reshitaj falënderoi SHBA-të për përkrahje në menaxhimin e cilësisë së ajrit

Prishtinë, 9 mars - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në Punëtorinë për projektet e Programit të Sfidave të Mijëvjeçarit ku ka prezantuar punën dhe planet e MMPH-së.

Ministrja ka thënë se MMPH-ja është duke u angazhuar  në nxitjen e zhvillimit koherent të politikës për mbrojtjen e mjedisit, në drejtim të arritjes së objektivave për mbrojtje të mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Kemi shumë sfida para vetës, mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i cilësisë së ajrit, menaxhimi i duhur i mbeturinave, mbrojtja dhe kujdesi ndaj burimeve ujore e lumenjve kërkon angazhim dhe investime kapitale në përmirësim të gjendjes”, është shprehur ministrja Reshitaj.

Ministrja ka potencuar nevojën për mbështetje të projekteve të MMPH-së.

“Krahas gjithë angazhimeve është e pamundur që në afat të shkurtër dhe me një buxhet të vogël të zgjidhen të gjitha problemet mjedisore me të cilat po ballafaqohemi. Por duke i falënderuar mbështetjes së vendeve mike, MMPH do të ketë mundësi që në shumë fusha të ketë zhvillime më të shpejta për krijimin e sistemit të integruar të mbrojtjes së mjedisit”, deklaroi ministrja Reshitaj.

Ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat përmes Programit të Sfidave të Mijëvjeçarit do të mbështesin Republikën e Kosovës ku përveç fushave të tjera do të investoi edhe në fushën e mjedisit, me fokus në cilësinë e ajrit.

“Me këtë grant planifikohen investime në rehabilitimin e stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit, ndërtimit të komunikimit të të dhënave për cilësinë e ajrit të cilat do të përcjelljen automatikisht për treguesit që aktualisht maten dhe po ashtu do të angazhohen në përmirësimin e platformës së menaxhimit të të dhënave për cilësinë e ajrit dhe aftësinë e raportimit, duke siguruar që të dhënat të publikohen rregullisht në një format të lexueshëm. E gjithë kjo do të ndihmon po ashtu në ngritjen e kapaciteteve humane të MMPH-së.

Ky projekt së bashku me projektin e mbështetur nga Qeveria Japoneze do të na ndihmojnë në krijimin e sistemit të qëndrueshëm për menaxhimin e cilësisë së ajrit. Kjo për neve është shumë e rëndësishme duke u nisur prej faktit që krahas angazhimeve tona ne ende po ballafaqohemi me ndotjen e ajrit” përfundoi ministrja Reshitaj. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 tetor 2018

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière". (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. (Lagjja Mirëdita në Malishevë, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban nesër (e shtune) takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në edicionin e Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest', mbahet tribunë shkencore 'Rakia si mundësi e rritjes se mireqenjes se ekonomive familjare në viset e pasura me pemë. Investimet në funksion të joshjes së popu tës rurale për prodhimin artizanal të rakisë'. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)