26 Prill 2024

Qeveria diskuton me komunat planet në menaxhimit të mbeturinave

Prishtinë, 7 shtator - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane,  organizon  një tryezë diskutimi me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës për zhvillimet dhe planet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Në këtë tryezë do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

Për më tepër, në këtë tryezë do të diskutohet iniciativa e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, në mënyrë që të bëhet një bashkërendim i aktiviteteve në mes të Ministrisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës rreth organizimit të këtij aksioni, i cili është planifikuar të zhvillohet nga 15 shtator deri më 15 dhjetor, 2018.

Po sot Ud. Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të pres në takim kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin do të nënshkruajë dy marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e dy projekteve në fushën e mjedisit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)