03 Mars 2021

Prodhim rekord në historinë e KEK-ut

 
Prishtinë, 19 janar - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohet si pasojë e stabilimenteve të vjetra, tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti në sektorin energjisë në vend. Si rrjedhojë, pavarësisht situatës së krijuar si pasoj e pandemisë, KEK në vitin 2020 ka arritur rekordin e prodhimit të energjisë elektrike që nga fillimi i operimit në vitin 1962 (shih bashkangjitur diagramin).

Në këtë vazhdë, KEK njofton se edhe përkundër sfidave të lartë cekura dhe situatës së krijuar si pasoj e pandemisë, me angazhimin dhe përkushtimin maksimal të të gjithë punëtorëve të KEK-ut, vitin 2020 e ka përmbyllur me shumë sukses, duke tejkaluar të gjitha pritjet e planifikuara.

Këtë vit termocentrali Kosova A ka tejkaluar planifikimet e prodhimit me 118% apo 6% më mirë se vitin paraprak. Ndërsa Kosova B ka tejkaluar planifikimet e prodhimit me 106.1% apo 6.4% më mirë se vitin paraprak.. Edhe divizioni i prodhimit të qymyrit, ka arritur me sukses të furnizojë dy termocentralet për të prodhuar rrymë për qytetarët e vendit me këtë produkt esencial.

KEK ka arritur me sukses të furnizojë edhe Termokosin me enregji termike e cila shërben për ngrohjen e qytetarëve të kryeqytetit.

Remontet - Janë realizuar edhe remontet periodike në njësitë gjeneruese B-1, B-2 dhe A-3,  A-5 duke ndikuar që siguria në njësitë e prodhimit të ngritët në nivelin më të lartë të mundshëm.  

Zhvendosja/Shpronësimi – KEK  është në përfundim e sipër të projektit të dytë të zhvendosjes në hapësirën prej 129 hektarësh. Duke qenë se KEK gjithnjë është ballafaquar me probleme në këtë fushë, menaxhimi i projektit të dytë konsiderohet si storije e suksesit pasi që zhvendosja po përfundon me një bashkëpunim të shkëlqyer me MEA dhe banorët e afektuar.

Komuniteti - KEK investon rreth 200 mijë euro në vit për komunitet. Në vazhdimësi po realizohen projekte për përkrahje të komunitetit në rrethinën ku operon KEK-u, projektet kanë të bëjnë kryesisht me parqe, fusha të sportit, ndriçime të rrugëve etj. Deri këtë vit këto projekte janë realizuar vetëm në Komunën e Obiliqt, ndërsa këtë vit e kemi ndarë edhe një projekt për ndërtimin e një parku në Bardh të Madh në Fushë Kosovë.

Së fundmi KEK-u ka dëshmuar se është faktor stabiliteti në sektorin e energjisë edhe duke mbështetur dhe bashkëpunuar ngushtë me të gjithë akterët e sektorit të energjisë (Aksionari, KOSTT, ZRRE, KEDS/KESCO) për pavarësimin e sektorit energjetik të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)