16 Korrik 2018

Prezantohet studimi për kalimin në energji të ripëtëritshme

Prishtinë, 4 korrik - Balkan Green Foundation (BGF) dhe Germanwatch organizojn tryezën e rrumbullakët në lidhje me studimin “Kalimi në të ripëtëritshme – Drejt një të ardhme energjetike të begatshme dhe të qëndrueshme në Kosovë: sfidat dhe zgjedhjet e mundshme”. 
 
Pjesëmarrësit në këtë tryezë të rrumbullakët do të diskutojnë rreth të gjeturave të studimit si dhe do të identifikojnë fushat në të cilat duhet të hulumtohet më thellësisht. 
 
Ky studim është kontribut i përbashkët në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkombëtar “Partneriteti Shumëpalësh për Tranzicionin e Energjisë në Kosovë” i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë dhe e zbatuar nga BGF dhe Germanwatch. 
 
Projekti përmes qasjes së saj të bazuar në dialog ka për qëllim të adresoj akterët e rëndësishëm dhe relevant në temën e tranzicionit të energjisë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe enenrgji të pastër e të përballueshme për të gjithë.

 Përvojat e vendeve Evropiane dhe më specifikisht koncepti Gjerman „Energiewende‟ do të përdoret si referencë për mbështetjen e tranzicionit të energjisë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetem pamje)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizon lansimin e programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up. (Innovation Center Kosovo, Rr. “Rexhep Mala” 28 A, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat qendrore te Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nënshkruajnë marrëveshjen për Zonën Ekonomike. (Komuna e Vushtrrisë, ora 14:00)