23 Mars 2019

Përmbyllët Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën

Prishtinë, 10 janar - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Let’s Do It Kosova mbajnë sot konferencën përmbyllëse të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila filloi me 15 shtator, ndërsa përfundoi më 15 dhjetor 2018.

Në këtë konferencë do të prezantohen të arriturat gjatë Fushatës tre mujore dhe do të bëhet shpallja e komunave fituese.

Në konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Fatmir Matoshi si dhe ministrat e përfshirë në task-forcën nacionale, kryetarët e komunave, Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës si dhe të gjithë akterët që kontribouan në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Poashtu do të bëhet edhe shpallja e komunave fituese të grantit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)