04 Qershor 2020

Parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë, 24 qershor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e ardhshme do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj ditën e hënë dhe të martë, më tej pritet stabilizim i motit dhe masa të nxehta të ajrit që vijnë nga verilindja.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet mbi vlerat e normales, sidomos në rrafshin e Kosovës dhe kjo situatë do të ndikoj në kushtet biometeorologjike, për personat që kanë probleme me shëndet: tension, sheqer, rrugë të frymëmarrjes, probleme me zemër etj.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)