04 Korrik 2022

Paga mesatare në KEDS nuk ka qenë dhe as nuk është 850 euro

Prishtinë, 22 qershor - Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) ka njoftuar se ka përcjellur me shqetësim ditëve të fundit lajmin e shpërndarë në disa medie se paga mesatare në KEDS/KESCO është 850 euro.

FSPE njofton publikun se këto deklarata janë të pabaza dhe si rrjedhojë gjendja nuk është siç paraqitet në publik. Paga mesatare prej 850 euro në KEDS/KESCO nuk ka qenë dhe as nuk është, siç përflitet.

FSPE bën apel që të kihet kujdes në lëshime të tilla publike, pasiqë nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 korrik 2022

- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:45)

 - Për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA zjarrfikësat e Prishtinës e pastrojnë platonë tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:55

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. (Hotel  Astoria në Gjilan, ora 10:00)

- Shoqata 'Miqtë e Amerikës' e mbështetur nga FSK, Zjarrfikësat dhe Policia e Kosovës organzon aktivitetin e radhës tashmë tradicional për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA. (Të shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00‪)
   
- UBT oganizon festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”, përmes së cilit në Kosovë po sjell profesionistë dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke organizuar samite, forume, gara, ligjërata tematike, vizita studimore, e ngjarje të ndryshme interesante për studentët dhe palët e tjera. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, ora 18:00)