26 Prill 2024

Odat Ekonomike mirëpresin shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike

Prishtinë, 29 mars - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) mirëpresin vendimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për ndryshimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut, përmes të cilit bëhet e mundur zgjatja e afatit të kalimit të konsumatorëve të kyçur në nivelin e tensionit 35kV deri më me 31 mars 2020.

OEK dhe OEAK shprehin konsideratën e tyre edhe për anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, për rekomandimin e tyre drejtuar ZRRE-së në mbështetje të kërkesave të komunitetit të biznesit, si dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës për mundësim të dialogut ndërmjet përfaqësuesve të bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Vendimi i Bordit të ZRRE-së do të duhej të mundësonte përgatitje më të mirë edhe për konsumatorët, por edhe për furnizuesit e energjisë elektrike, për liberalizim të tregut.

Në të njëjtën kohë, OEK dhe OEAK i kërkojnë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të rishikojë edhe kufizimet për vetëkonsum të energjisë elektrike, duke besuar se heqja e kufizimeve në këtë drejtim, do të nxiste investimet e bizneseve në burime alternative të gjenerimit të energjisë elektrike, si dhe në rritjen e efiçencës energjetike në përgjithësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)