26 Prill 2024

OAK: Kosova drejt kolapsit energjetik

Prishtinë, 2 gusht - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në një takim të zhvilluar sot ka konstatuar se vendi po shkon drejy kolapsit energjetik. OAK kërkon urgjentisht të shpronësohen tokat private dhe të krijohen mundësitë që KEK-u të filloj shfrytëzimin e qymyrit në zonat ku është paraparë.

"OAK i kërkon Qeverisë të emëroj urgjentisht një bord profesional, bord i cili të shkarkojë menjëherë gjithë menaxhmentin e KEK-ut, si fajtorin kryesor që Kosova rrezikohet nga kolapsi energjetik. Sepse, ky menaxhment ka 10 vite që është në krye të KEK-ut", thuhet në një kumtesë të OAK-së

Po ashtu, OAK i kërkon Qeverisë së re ta ketë prioritet rritjen e prodhimit energjetik në Kosovë përmes futjes së kapitalit privat në gjeneratorët aktuale dhe në ndërtimin e gjeneratorëve të rinj.

Gjithashtu OAK kërkon që të shqyrtohet oferta gjermane për Kosovën A e cila ka qenë jashtëzakonisht e favorshme për vendin si dhe OAK i kërkon ZRRE se në asnjë mënyrë mos të mendoj për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, sepse edhe ashtu sot Kosova ka çmimin me të lartë në Evropë.

"OAK i kërkon ZRRE që të ulë çmimin e rrymës për biznese si një faktorë kyç që do të ndikojë në rritjen e ekonomisë së vendit", thuhet në një kumtesë të OAK-së

Po ashtu OAK i kërkon ZRRE që të mbikëqyrë licencat e lëshuara për energji të ripërtërishme dhe të rritë edhe më shumë mundësinë që biznesi privat të investoj në këtë sektor si dhe i bën thirrje Prokurorisë që menjëhërë të filloj hetimet për përfoljet e shumta me keqpërdorimet në KEK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)