15 Korrik 2020

Nënshkruhet marrëveshja e re e kyçjes mes të KOSTT dhe ENTSO-E

Prishtinë, 30 qershor - Pas votimit të suksesshëm në muajin prill nga ana e Grupit Regjional të Evropës Kontinentale (RGCE), sot Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Ilir M.Shala nënshkroi Marrëveshjen e re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E.

Me fillimin e implementimit të Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT do të operoj si zonë rregulluese e pavarur brenda Bllokut AK me Republikën e Shqipërisë, në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale.

Marrëveshja e re e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E pritet të fillojë së zbatuari në vjeshtë të këtij viti pas përfundimit të përgatitjeve teknike të Operatorëve të Sistemit Transmetues të Evropës Kontinentale dhe Koordinatorit Swissgrid (Operatori i Sistemit Transmetus të Zvicrës), derisa  KOSTT tashmë ka realizuar të gjitha përgatitjet teknike operative për të qenë i gatshëm për fillimin e operimit të pavarur.

Marrëveshja e re e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E përfshinë:
- Freskimin e Katalogut të masave, sipas rekomandimeve të Grupit të Projektit për KOSTT-in;
-Zëvendësimin e të gjitha referencave të doracakut të Operimit të Marrëveshjes Shumëpalëshe me referencat e SAFA (Marrëveshja Kornizë e Zonës Sinkrone);
-Që kompania Elektrosever, të aplikojë në ZRRE dhe të licencohet brenda 30 ditëve sipas kornizës ligjore dhe rregullative të Kosovës, për të furnizuar me energji elektrike konsumatorët në pjesën veriore të Kosovës.

Ndërkaq përfitimet nga operacionalizimi i Marrëveshjes janë të mëdha si inkasimi i të hyrave nga shfrytëzimi i rrjetit transmetues interkonektiv apo alokimi i kapaciteteve dhe menaxhimi i kongjestioneve, që kap vlerën në mesatare vjetore 4.0 – 8.0 Mil EUR dhe nga transiti rreth 0.5 – 1.0 Mil EUR.

Po ashtu lëshimi në operim të plotë i linjës interkonektive 400 kV, Kosovë – Shqipëri, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri, nënshkruar në Tiranë, më 26.11.2019, bashkimi i tregjeve elektroenergjetike me Shqipërinë si dhe pjesëmarrja me aksione në Bursën Shqiptare të energjisë elektrike (APEX)

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, Kryeshefi i KOSTT Shala theksoi në vigjilje të 14 vjetorit të themelimit të kompanisë, po e konkludojnë këtë proces të merituar për të cilin kemi punuar për shumë vite.

"Falënderoj ekipin profesional të KOSTT për përkushtimin në këtë proces dhe edhe njëherë, i falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, ZRrE, Ambasadën Gjermane, Bankën gjermane për Zhvillim-KfW, Ambasadën Amerikane, USAID, kompanitë homologe të ENTSO-E dhe të gjitha palët e tjera të interesit vendore dhe ndërkombëtare të cilët kanë qenë element shtytës për ne në këtë rrugëtim", ka theksuar Shala.

Ky është hapi i parë i cili e afron KOSTT-in drejt anëtarësimit në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit, si objektivë strategjike e kompanisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2020 - Zëvendëskryeminstri Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës dhe takon  Kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Istogut ku do te takohet me Kryetarin Haki Rugova. (Komunën e Istogut, ora 13:00)

- Organizata YMCA në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite i cili do të shfaqet premierë në rrjete sociale. (https://www.ymcakosovo.com/75-for-75 & https://www.un.org/en/un75, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë sallën e edukatës fizike në Vrellë. (Fshati Vrellë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë stadiumit “Demush Mavraj’’. (Istog, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë palestrën e qytetit. (Istog, ora 14:15)