17 Korrik 2019

Në Fushë Kosovë inaugurohet sistemi i ujit të pijshëm

Fushë Kosovë, 25 qershor – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Burim Berisha Kryetar i Komunës së Fushë Kosvës dhe Kryeshefin Ekzekutiv të  KRU Prishtina Ilir Abdullahu, kanë inauguruar sot sistemin e ujit të pijshëm  në Fushë Kosovë.

Me këtë rast Ministri Valdrin Lluka, është shprehur se po përmbushet edhe njëri nga premtimet e dhëna për këtë komunë, i cili ka rëndësi të madhe për banorët e këtij qyteti.

“Një premtim të cilin e kemi bërë më heret po e realizojnë.  Duke filluar nga sot qyteti i Fushë Kosovës do të ketë ujë të pijshëm 24 orë, 7 ditë në javë. Ne i lusim qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe te mos e shpërdorojnë ujin", ka thënë ministri Lluka

Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha inaugurimimin e sistemit të ujit të pijshëm e ka cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme për qytetin.

“ Që nga paslufta ky është njëri ndër projektet më të mira që ka pas qyteti i Fushë Kosovës. Falënderoj ministrin Valdrin Lluka, ministrin Bedri Hamza dhe Kryeshefin e KRU Prishtina, Ilir Abdullahu", është shprehur Berisha.

Deisa në fjalën e tij Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Prishtina Ilir Abdullahu  tha se  sot po finalizohet një projekt i një rëndësie të madhë për banorët e Fushë Kosvës duke bërë thirrje që të mos abuzohet më ujin e pijshëm.

 "Sot po përfundon një projekt i filluar prej kohësh. Me që furnizimi me ujë varet nga të rreshurat, ne gjithashtu i lusim qytetarët që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të pijshëm. Unë gjithashtu falënderoj Kreditanstalt für Wiederaufbau (KfW) për donacionin e tyre për këtë projekt” shtoi ai.

Ndryshe, realizimi i këti projekti është mundësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik MZHE, Ministria e Financave FI dhe KFW, ndërsa  projekti në tërësi ka kushtuar 500 mijë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 korrik 2019 - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me rastin e fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lansohet Plani i Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Mbrojtjes, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të bëj homazhe dhe ndërim për të rënet. (Rahovec, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, Kati i III, Salla 306, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do prezantohet raporti gjashtëmujor  janar-qershor 2019 duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe. (Stacioni policor Qendra në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi “Para Teatrit” në Gjilan, ora 11:00)      
 
- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore. (Pika kufitare e Merdares, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Komuna e Rahovecit organizon akadmi përkujtimore me rastin e 21 vjetorit shënimit të “17 korrikut - Epopesë së Rahovec’’. (Shtëpia e Kulturës 'Mentor Zyberaj" në Rahovec, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.48. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e fshatit Hoçë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë e Madhe, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillonë një vizitë pune në Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e lagjeve III- dhe IV të qytetit të Rahovecit. (Shkolla fillore “Isa Boletini” në Rahovec, ora 19:00)