27 Shkurt 2021

Mustafë Hasani merr detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT

Prishtinë, 9 nëntor - Me vendimin e Bordit të Drejtorëve të KOSTT sh.a të datës 6 nëntor 2020, Mustafë Hasani sot mori detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT).

Pas vendimit pozitiv të instancës së parë të Gjykatës Themelore si dhe të instancës së dytë të Gjykatës së Apelit me ç’rast vendimi për rikthimin e Mustafë Hasani në vendin e punës Kryeshef Ekzekutiv është bërë i formës së prerë, Bordi i Drejtorëve të KOSTT në përbërje të të gjithë anëtarëve të Bordit, në takimin e datës 6 nëntor 2020 vendosi për zbatimin e urdhërit të Gjykatës.

Mustafë Hasani me profesion Doktor i Shkencave të Ekonomisë mban përvojë shumë vjeçare në pozita të ndryshme udhëheqëse në institucionet vendore.

Hasani ka mbajtur pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT nga dhjetori i vitit 2015 deri në gusht të vitit 2017.

Ndërkaq paraprakisht ka mbajtur pozitën e Drejtorit Gjeneral në Administratën Tatimore të Kosovës, Kryeshef Ekzekutiv i Agjensionit për Promovimin e Investimeve, Drejtor i Bordit të Trafikut Urban dhe Drejtor i Departmentit Qendror për Partneritet Publiko-Privat në Ministrinë e Financave.

Hasani gjithashtu ka qenë i angazhuar në projekte të ndryshme të Komisionit Evropian si dhe si ligjerues i lëndëve ekonomike në kolegje private në Kosovë.

Me rastin e marrjes së detyrës z.Hasani theksoi “Po rikthehem në KOSTT në një etapë të rëndësishme për të gjithë sektorin e energjisë në Kosovë. Bashkërisht me menaxhmentin e lartë do të përkushtohemi në arritjen e objektivave strategjike të kompanisë, implementimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes KOSTT/ENTSO-E dhe realizimin e përgatitjeve sa më profesionale për fillimin e funksionimit si zonë rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë si dhe operacionalizimin e Bursës Shqiptare të energjisë ALPEX."

''Gjithashtu, siguroj të gjitha palët e interesit vendore dhe ndërkombëtare në përkushtimin tim për bashkëpunim profesional, gjithnjë në funksion të zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik të vendit”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)