26 Prill 2024

MPMH e vendosur në zbatimin e ligjit për ndalimin e ndertimëve në Hade

Prishtinë, 13 mars - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka bërë të ditur se Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re” në Komunën e Obiliqit dhe Ligji për Ndërtimin 04-L/110 kanë përcaktuar kompetencat dhe përgjegjësitë lidhur me ndërtimet në këtë zonë, për të gjitha institucionet relevante si komuna e Obiliqit, MZHE dhe MMPH.

Kjo sipas MPMH-se nënkupton se ky vendim i Qeverisë për këtë zonë vlen edhe për banorët e kësaj komune.

Në pamundësi që Komuna të kryej obligimet e veta, në  takimin e përbashkët mes të MMPH-së, MZHE-së (KEK-ut) dhe Komunës së Obiliqit është arritur dakordimi  që të veprohet bashkërisht në parandalimin e të gjitha ndërtimeve të reja në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re”, kur kjo paraqitet si nevojë nga ana e autoriteteve lokale dhe KEK-ut.

Në këtë drejtim sipas MPMH-se edhe është ndërmarrë hapi i përbashkët mes komunës, MMPH-së dhe policisë së Kosovës, në ndalimin e ndërtimeve te reja, të cilat pas inspektimit kanë rezultuar si ilegale dhe të pa pajisura me leje.

Kjo nuk nënkupoton se qytetarët janë të privuar nga ushtrimi i të drejtave të tyre për si për shpronsimet, ndërtimet që kanë nevojë, por për të gjitha duhet ndjekur rruga institucionale dhe ligjore.

\"Të gjithë shkelësit e ligjit, qoftë në të kaluarën, të sotmen apo edhe të ardhmen do të përballen me sanksionet ligjore\", thekson MPMH.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)