12 Nëntor 2018

MPMH e GIZ ndajn 7 milion euro për menaxhim të mbeturinave

Prishtinë, 30 tetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe përfaqësues të GIZ- it, drejtori David Oberhuber dhe udhëheqësja  e projektit, Alexandra Linden, sot kanë nënshkruar Marrëveshje të bashkëfinancimit për Skemën e Granteve të Bazuara në Performancë.

Ministri Matoshi, pas ceremonisë, tha se MMPH-ja  në bashkëpunim me GIZ-in gjerman ka lanësuar këtë skemë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në vend, menaxhimit të mbeturinave si dhe shtrirjen e shërbimeve komunale për mbeturina.

“Fondi për Skemën e Granteve të Bazuara në Performancë është element thelbësor i një qasjeje të integruar për t’i ngritur kapacitetet e komunave për të ofruar shërbime më të mira. Qëllimi i tij është që ta stimulojë performancën e komunave në ofrimin e shërbimeve dhe të sigurojë fonde për investimet në infrastrukturë”, deklaroi Matoshi.

Sipas ministrit Matoshi, në bazë të kësaj marrëveshje, duke filluar nga viti 2020, MMPH-ja do të ofrojë një buxhet vjetor për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme për menaxhimin e mbeturinave komunale.

“ Buxheti i përgjithshëm do të jetë 3.5 milion euro për tri vjet dhe do të ndahet në faza. Në vitin 2020 buxheti do të jetë 466 mijë e 655 euro, në vitin 2021 do të jetë 1.166.655 euro ndërsa në vitin e 2022 do të jetë 1.866. 655 euro”, tha ministri Matoshi.

I pari i MMPH-së, Matoshi falënderoi për mbështetje, Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar–GIZ, ndërsa tha se beson fuqishëm se Granti i Performancës të arrijë në 20 milion euro.

Ndërsa drejtori  i GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber  duke falënderuar ministrin Matoshi për bashkëpunim, tha se është koha që MMPH-ja ta udhëheq këtë projekt në tërë territorin e Kosovës.

“ Është koha e ministrisë suaj, që të marrë përsipër këtë detyrë dhe ta shpërndajë këtë në ministri të tjera dhe në tërë vendi. Ministria duhet të investojë buxhetin e saj në këtë drejtim sepse është hap kyç për qëndrueshmërinë e këtyre projekteve”, tha Oberhuber.

Vlen të theksojmë që në sektorin e menaxhimit të mbeturinave do të investojnë edhe Komisioni Evropian me rreth 6 milion euro si dhe MAPL me “Demosin” Zviceran me 9 milion euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2018 - Ministri i Punës, Skender Reqica, Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 - 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit  dhe Oda Ekonomike Amerikane shënojn Javën Globale e Ndërmarrësisë. (Salla plenare e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media në të cilën prezanton një propozim për “Minimumin e një Platforme për Dialogun e Fazës Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë” (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Sheshi "Adem Jashari", ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministren e Integrimeve Evropiane znj. Dhurata Hoxha lidhur me bashkërendimin e veprimeve lidhur me pakon legjislative dhe procesin e liberalizimit të vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-203, ora 13:00 - mediat mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit)

- Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq interviston ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të zhvillohet aksion pastrimi në Prishtinë. (Përreth hapësirave të Shkollës “Model”, ora 13:30)

- Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 16:00  - konferencë për medie, 17:30)