06 Gusht 2020

Moti sot me fjolla të dobëta bore

Prishtinë, 5 janar - Në parashikimin e motit për sot, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe me fjolla të dobëta bore.

IHK thekson se në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull të lehtë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Junikut, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Deçanit, ora 12:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Pejës, ora 13:30) 

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Istogut, ora 15:15)