03 Tetor 2022

Moti sot dhe nesër i qëndrueshëm dhe stabil

Prishtinë, 17 gusht - Në parashaikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të mërkurën dhe të enjten, vendi ynë do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil.

Në relievin malor do të ketë kushte për vranësira  të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritjes, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)