26 Prill 2024

Moti gjatë vikendit me vranësira të shpërndara dhe me diell

Prishtinë, 4 nëntor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Në orët e hershme të ditës nëpër vise të ulëta do të ketë mjegull  afatshkurtër si pasoj e ndryshimeve termike.

Sonte gjatë natës vende-vende pritet të ketë riga lokale të intensitetit të dobët të cilat do të jenë prezent në veriperëndim të vendit edhe nesër në orët e para .

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri +3 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)