12 Korrik 2020

Mot me diell me presion të lartë atmosferik

Prishtinë, 7 qershor - Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell.

Të shtunën, në pjesën e dytë të ditës parashihet të ketë kushte për formim të vranësirave të dendura, të cilat do të mundësojnë që vende-vende të ketë reshje të izoluara shiu.

Në fushat termike priten të ketë rritje, kështu që temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale, parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë dhe preferohet që nga ora 10-17 mos të jemi në kontakt direkt me diellin, sidomos personat që kanë sëmundje kronike, ose të bartin ombrella me ngjyrë të hapur dhe gjithashtu dhe rroba me ngjyrë të hapur.

Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë, meqë ditëve të fundit kishim reshje të konsiderueshme.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 16:00)