05 Qershor 2020

MMPH dhe Komuna e Malishevës nënshkruajnë projekte mjedisore

Prishtinë, 24 korrik - Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot kanë nënshkruar Memorandume të Bashkëpunimit për vazhdimin e financimin të dy projekteve: “Ndërtimi i kanalizimit në fshatrat Lladrovc – Carrallukë”, në vlerë prej 200 mijë euro dhe “Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha”, në  vlerë prej 100 mijë euro për vitin buxhetor 2019.

Ministri Matoshi tha se këto dy projekte kanë për qëllim përkrahjen e komunës për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe ngritjen e nivelit të mirëqenies së qytetarëve.

“ Këto dy projekte MMPH i ka financuar që nga fillimi i tyre, kurse me mjetet buxhetore të ndara për këtë vit, do të arrihen të  përfundohen projektet me sukses. Uroj që këto dy projekte të realizohen me kohë dhe të kenë një menaxhim efikas nga komuna e Malishevës”, tha ministri Matoshi.

I pari i MMPH-së, Matoshi tregoi se Komuna e Malishevës po mbështetet edhe me projektin “Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza që lidh fshatrat Plloqicë- Bubël”, në vlerë prej 350 mijë euro për këtë vit.

Ministri Matoshi dhe kryetari Begaj kanë biseduar edhe për zbatimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me ç’rast Ministri Matoshi ka kërkuar nga kryetari Begaj fillimin e zbatimit të këtij ligji.

Ndërsa kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj falënderoi ministrin Matoshi për bashkëpunim duke vlerësuar se projektet e financuara nga MMPH-ja do të ndihmojnë në përmirësimin e mjedisit në  komunën që ai drejton.

“ Këto dy projekte janë në përfundim e sipër dhe besoj që këtë vit do të përfundojnë në tersi. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për ruajtjen e ambientit në komunën e Malishevës dhe qytetarët. Përkushtimi juaj si ministër na bënë që të ndihemi mirë ndërsa angazhimi juaj është në dobi të qytetarëve tanë”, deklaroi Begaj.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020

- Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)