15 Tetor 2019

Mitrovica mbetet në terr

Mitrovicë, 16 shtator  - Komuna e Mitrovicës mbetet pa rrymë që nga nata e mbrëmshme, kjo si pasojë e personave të papërgjegjshëm që e kanë këputur me qëllim kabllon kryesore të rrjetit elektrik të komunës.

Me këtë rast Komuna e Mitrovicës iu bën apel partive politike që të ruajnë qetësinë dhe të mos rebelohen në këtë shkallë, ku me qëllime të caktuara keqdashëse bëjnë veprime të tilla siç kanë këputur kabllon kryesore të komunës.

Po ashtu Komuna e Mitrovicës kërkon edhe nga qytetarët që të mos bien pre e këtyre grackave dhe provokimeve, dhe i bën thirrje organeve të Policisë së Kosovës dhe hetuesisë që të kryejnë punën e tyre me nder në përputhje me ligjet në fuqi.

Komuna e Mitrovicës si institucion lokal prioritet kryesor të saj e ka ofrimin e shërbimeve komunale për të gjithë qytetarët pa dallime politike apo etnike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)