26 Prill 2024

Ministrja Reshitaj e përkushtuar në zgjidhjen e krizës së Shipitullës dhe Hades

Prishtinë, 15 shtator - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr.Albena Reshitaj në takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj diskutuan mbi prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë në veçanti, sa i përket politikave të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pjesë e takimit ishte edhe diskutimi për zgjidhjen e krizës së Shipitullës dhe Hades, me ç’rast Kryeministri Haradinaj falenderoi Ministren për angazhimin dhe perkushtimin e saj maksimal në trajtimin efikas të kerkesave të qytetarëve dhe gjetjen e zgjidhjes konform të gjitha kornizave ligjore.

Nga ana tjetër Ministrja Reshitaj është zotuar që me politikat zhvillimore që do të ndjekë, me zbatimin në afat rekord të vendimeve e projekteve konform dispozitave ligjore do të arrijmë që në Kosovë të kemi një mjedis të pastër, menaxhim të mirë të ujit, lumenjve, shtimin e hapësirave të gjelberta, rritjen e cilësisë së ajrit si dhe një planifikim të duhur hapësinor. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)