14 Korrik 2020

Mbrojtja e konsumatorit në fokus kryesor të MTI-së

Prishtinë, 17 maj - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në ditën Botërore të Metrologjisë, theksoi se mbrojtja e konsumatorit gjatë këtij mandati qeverisës ka qenë në fokus kryesor të MTI.

Sipas Shalës, fuqizimi i mëtutjeshëm i metrologjisë kosovare është shumë i rëndësishëm për përmasimin e jetës së qytetarëve dhe për të përmbushur kriteret e parapara me MSA dhe ERA e mbi të gjitha të rrisim standardin e jetës së qytetarëve tanë.

“Ne, tashmë kemi miratuar ligjin e ri të metrologjisë, dhe jemi në proces të hartimit të akteve nënligjore në mënyrë që të implementojmë këtë ligj të standardeve të BE sa më mirë që është e mundur. Për më tepër, me ndihmën e Bankës Botërorë ne jemi duke rehabilituar një objekt të MTI që deri tash ka qenë i pa shfrytëzuar dhe besojmë që gjatë vitit të ardhshëm do të krijohen edhe kushtet fizike dhe teknike që secili kriter ligjor i paraparë të jetësohet në atë që ne po e quajmë Qendra Kombëtare e Cilësisë së Kosovës”, tha Shala.

Shala ka bërë të ditur se gjatë fund vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti ne kanë nisur inspektimet e paparalajmëruara për matjen e peshës së bukës, me qëllim kryesor mos lejimin e mashtrimit për qytetarët tanë.

“Gjithashtu, gjatë fund vitit të kaluar kemi filluar edhe atë që po e quajmë Litri-litër, që nënkupton kalibrimi i pajisjeve të karburanteve duke evituar çdo mashtrim në këtë lëmi. Së shpejti, do të fillojmë edhe kontrollin e pajisjeve të tensionit të ulët, arit, orëve të rrymës dhe të ujit dhe po ashtu kalibrimin dhe kontrollin e pajisjeve mjeksore, sepse tashmë, nuk do të lejojmë asnjë mashtrim për konsumatorin”, tha ai.

Ministri Shala tha se me qëllim që Kosova të jetë një vend i suksesshëm në zhvillimin dhe përkrahjen e bizneseve të cilat do të mund të jenë konkurente në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, ka nevojë që të ketë një sistem metrologjie, të njohur në nivel ndërkombëtar.

“Në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova do të marrë masat e nevojshme në mënyrë që gradualisht të arrijë përputhshmërinë me legjislacionin horizontal dhe sektorial të BE-së për sigurinë e produktit dhe të sjellë infrastrukturën e cilësisë, siç janë procedurat Evropiane të standardizimit, metrologjisë, akreditimit dhe vlerësimit të konformitetit. Tashmë, ligjet tona të standardeve të BE do të implementohen”, tha Shala.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2020 - Zëvendëskryeminstri Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës dhe takon  Kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Istogut ku do te takohet me Kryetarin Haki Rugova. (Komunën e Istogut, ora 13:00)

- Organizata YMCA në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite i cili do të shfaqet premierë në rrjete sociale. (https://www.ymcakosovo.com/75-for-75 & https://www.un.org/en/un75, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë sallën e edukatës fizike në Vrellë. (Fshati Vrellë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë stadiumit “Demush Mavraj’’. (Istog, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë palestrën e qytetit. (Istog, ora 14:15)