19 Mars 2024

Mbahet forumi i tretë ekonomik Kosovë - Greqi për sektorin e energjisë

Prishtinë, 20 prill - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, kanë mbajtur sot në formë virtuale, forumin e tretë ekonomik Kosovë-Greqi, me fokus në sektorin e energjisë.

Përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve nga Kosova dhe Greqia, ishin pjesë e këtij forumi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, si dhe forcimin e lidhjeve biznesore të kompanive kosovare dhe greke.

Në hapje të forumit ekonomik, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka vlerësuar se ky forum përbën një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin ekonomik mes të dy vendeve.

“Këtë forum e vlerësojmë si një investim të veçantë në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. Teksa nxisim bashkëpunimin, ne jemi gjithashtu të hapur dhe të gatshëm për të krijuar marrëdhënie të reja në fusha të tjera si shkenca, sporti, kultura, etj”, ka theksuar Gërvalla gjatë forumit.

Pjesë e forumit ishin edhe zëvendësministri i Jashtëm grek për Diplomaci Ekonomike dhe Hapje, z. Kostas Fragogiannis, kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe të Odës Ekonomike dhe Industriale të Pireut.

Diskutimet dhe prezantimet e zhvilluara përgjatë këtij forumi kanë pasur si pikë qendrore tregun energjetik të Kosovës dhe Greqisë, dhe në përgjithësi rrjedhat zhvillimore në ketë treg në Ballkan.

Gjatë forumit kanë prezantuar disa kompani kosovare të sektorit të energjisë si dhe janë zhvilluar diskutime me kompani greke rreth mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në ketë treg.

Gjithashtu janë realizuar prezantime mbi potencialet për investime nga përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës si dhe nga Agjencia KIESA.

Ky forum është i treti me radhë dhe është organizuar me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, si dhe me koordinimin e Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës në Athinë dhe me bashkëpunimin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odës Ekonomike dhe Industriale të Pireut në Athinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)