26 Prill 2024

Mbahet debat për shpronësimin në Gjilan

Gjilan, 4 qershor – Në Komunën e Gjilanit sot është mbajtur Dëgjim Publik me qytetarët e Gjilanit të zonave Kadastrale Zhegoc, Ponesh dhe Bresalc, nëpër pronat e të cilëve do të kaloj Autoudha Prishtinë – Gjilan- Dheu i Bardhë pwr t’i informuar ata me procedurat e shpronwsimit kur investohet projekti pwr interest w pwrgjithshwm tw publikut.

Afrim Murati, drejtor i departamentit të shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka informuar qytetarët e Komunës së Gjilanit, konkretisht të tri zonave kadastrale me procedurat e shpronësimit, me të drejtat e pronarëve dhe me format tjera të ushtrimit të të drejtave të tyre karshi ministrisë.

Ai ka elaboruar në pika të shkurtëra hapat që duhet të ndërmarrin pronarët e ligjshëm të tokave për të vazhduar me procedurat e shpronësimit.

Kurse nga ana e tyre banorët e këtyre fshatrave kanë thënë se kanë qenë të painformuar lidhur me kwtw projekt, me trasenë e rrugës, me projektin nw pwrgjithwsi, me detajet që kanë të bëjnë me autoudhën Prishtinë – Gjilan.

Ata mes tjerash kanë pyetur për detaje të ndryshme që nga fleta poseduese e deri te ekzekutimi i mjeteve për një pronë e cila shpronësohet.

Ndryshe në këtë autoudhë për zonat e cekura kadastrale do të ketë dy kyçje, njëra në Zhegoc dhe tjetra në fshatin Bresalc, e cila do të jetë më e madhe dhe me standarte tw larta Evropiane.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)