26 Prill 2024

Maqedonia ngrit alarmin nga temperaturat e larta

Shkup, 4 gusht - Duke filluar prej sot dhe gjatë fundjavës, territori i tërë shtetit do të përfshihet me temperatura të larta nga faza portokalli, informoi Ministria e Shëndetësisë në pajtim me paralajmërimin e meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Janë paraparë temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që prej sot e deri të dielën prej obligimeve të punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60-vjeçare, ndërsa të gjithë personat e tjerë gjatë paraqitjes së çfarëdo problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.

Punëdhënësve u rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të shmangies së aktiviteteve në qiell të hapur në periudhë prej orës 11 deri në orën 17, si dhe sigurimin e pushimit nën hije dhe lëngjeve të mjaftueshme çdo dy orë.

Nga Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që të mos mbahen aktivitete sportive në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa veçanërisht rekomandohet që institucionet që kujdesen për fëmijët (kopshtet e fëmijëve) të mos i nxjerrin fëmijët në qiell të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitet fizik në periudhën e njëjtë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë sot dhe gjatë fundjavës do të zbatojnë aktivitete intensive për kujdesjen e personave të pastrehë.

Nga Ministria përkujtojnë se qytetarët nga tërë shteti është e nevojshme t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtja nga ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, shmangie e qëndrimit në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, mbajte e veshjeve të lehta, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit.

Personave të sëmurë kronikë iu rekomandohet rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar, ndërsa gjatë paraqitjes së çfarë do problemi shëndetësor ta kontaktojnë mjekun e tyre amë.

Për shkak të temperaturave të larta nga Ministria e Shëndetësisë përmendin se është e nevojshme shkallë më e lartë e kujdesit gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)