20 Prill 2019

Lansohet projekti “Ruje, mos e gjuj”

Prishtinë, 18 mars -  'Green Art Center', ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me komunën e Vushtrrisë dhe me 'Coca Cola HBC Kosova' për projektin 'Ruje, mos e gjuj', i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e sistemit të duhur për menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimit në përgjithësi.

Në kuadër të këtij projekti do të organizohen një sërë aktivitetesh me qëllim që të mblidhen dhe riciklohen shishet e plastikës si dhe kanaçet.

E ky projekt u lansua pikërisht sot, në ditën botërore të Riciklimit, projekt ky i cili do të implementohet prej këtij muaji e deri në nëntor të vitit 2019.

Drejtoresha ekzekutive e GAC-it, Merlina Beu-Muçaj me rastin e lansimit të kësaj kampanje tha se sot po lansohet kampanja që i bashkëngjitet të gjitha aktiviteteteve të GAC-it në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe që do të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes qytetare për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim.

"Ky projekt nën moton 'Ruje, mos e gjuj', e jep vetëvetiu mesazhin për rëndësinë e riciklimit, si vlerë ekonomike të asaj që në jetën e përditshme i quajmë mbeturina", tha Beu-Muçaj derisa po lansohej kjo kampanjë.

E ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Fatmir Matoshi tha se projekti 'Ruje, mos e gjuj', është shembull i mirë i vetëdijësimit të qytetarëve mbi rëndësinë e mbledhjes dhe riciklimit të shisheve dhe kanaçeve për të evituar ndotjen e mjedisit.

"Bashkëpunimi midis institucioneve, bizneseve, shoqërisë civile dhe qytetarëve, për ndarjen, grumbullimin dhe riciklimin e shisheve, kanaçeve dhe mbeturinave tjera është shumë i rëndësishëm dhe shumë i mirëpritur", tha ministri Matoshi.

Ai, bëri të ditur se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me mbështetjen e GIZ-it, këtë vit ka nisur hapat për krijimin e sistemit të kthimit të depozitave dhe rimbursimit për çdo shishe të kthyer. "Kjo sigurisht se do të ndikoj pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit nga ndotja. Krahas kësaj, në fushën e menaxhimit të mbeturinave, ne bashkë me GIZ-in kemi lansuar edhe një grant prej 7 milionë eurosh për të mbështetur komunat në këtë fushë", theksoi ministri Matoshi.

Ndërkohë, Komuna e Vushtrrisë është një nga partnerët kryesor ku do të implementohet projekti.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri tha se qyteti i Vushtrrisë po bëhet lider për ndarjen e mbeturinave në burim.

'Një prej detyrave tona themelore është që perveç se të lëmë një vend e një shtet të mirë, të lëmë edhe një ambient të pastër për gjeneratat që vijnë pas nesh', tha Tahiri.

Ai, ka falënderuar korporatën Coca-Cola HBC Kosova, për angazhimin në këtë projekt dhe ka ftuar edhe korporatat tjera ta bëjnë të njëjtën gjë.                                                                                           

E gjatë ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit, drejtori ekzekutiv i Coca Cola HBC Kosova, Neritan Tira, potencoi se nuk është e lehtë të punosh për të krijuar një botë pa mbeturina.

"Prandaj, për këtë duhet të angazhohemi të gjithë, që do të thotë se kompanitë duhet të jenë të përgjegjshme duke siguaruar që ambalanzhimi i tyre të jetë i riciklueshëm, edhe njerëzit duhet të bëjnë pjesën e tyre duke ricikluar, që do të thotë se të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë", nënvizoi Tira.

Projekti 'Ruje, mos e gjuj' do të implementohet nga organizata joqeveritare Green Art Center në këto lokacione: Qendra e Studentëve në Prishtinë, Kolegji AAB, Kolegji RIT dhe 500 familje në komunën e Vushtrrisë.

Disa komuna në Kosovë ku GAC vepron janë në hapat e parë të nisjes së praktikës së ndarjes në burim për Riciklim dhe ku rezultatet tregojnë gatishmëri qytetare dhe institucionale për të përkrahur këtë proces.

Andaj le të synojmë si shoqëri në krijimin e shprehive miqësore me mjedisin dhe të kujdesemi për të si një pasuri e përbashkët që i përket brezave të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)