26 Prill 2024

Kuvendi nesër në seancë të jashtëzakonshme për ndotjen alarmante të ajrit

Prishtinë, 30 janar - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, mbështetur nga deputetët nënshkrues, për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit qe do te mbahet nesër lidhur me ndotjen alarmante të ajrit.

Kryeparlamentari Veseli tha se gjendja aktuale jo vetëm në Prishtinë, por edhe në regjione të tjera të Kosovës, është shumë shqetësuese, prandaj, sipas tij, Kuvendi duhet të mblidhet dhe të diskutojë rreth këtij problemi, duke dalë me përfundime rreth hapave që duhet të ndërmarrin institucionet. 

Veseli tha se debati duhet të përfundojë me obligimin për të hartuar një strategji nacionale përkitazi me këtë çështje, e cila do të do të ofronte zgjidhje afatgjate dhe do të evitonte përsëritje të situatave të tilla në të ardhmen.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme u mbështet edhe nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)