20 Shkurt 2019

Kryeministri Haradinaj viziton Korporatën Energjetike të Kosovës

Prishtinë, 7 dhjetor - “Kërkesa ime për Drejtorin dhe për kolegët tjerë është që të lëshojnë në prodhim çdo bllok të mundshëm dhe të luftohet për çdo megavat të vendit”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që sot i bëri Korporatës Energjetike të Kosovës, ku është pritur nga drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi me bashkëpunëtorë.  

Fillimisht kryeministri Haradinaj ka vizituar Termocentralin ‘Kosova A’, ku është njoftuar për gjendjen e përgjithshme në KEK dhe prodhimin e energjisë.  

Më pas kryeministri Haradinaj, vizitoi Termocentralin ‘Kosova B’, ku ka zhvilluar një takim pune me drejtorët Ekzekutiv të KEK-ut.

Pas vizitave, kryeministri Haradinaj para mediave të pranishme tha se qëllimi i ardhjes së tij në KEK, është për të parë nga afër se si është puna me blloqet, sa janë në funksion, sa janë në remont, si është dinamika e lëshimit në prodhim të blloqeve të tjera.

“U njoftova se edhe në ‘Kosovën A’ pritet së shpejti të lëshohet një bllok, mendohet të hënën, por edhe në ‘Kosovën B’, pritet të lëshohet blloku tjetër në prodhim”, tha kryeministri Haradinaj, duke thënë se aktualisht janë në prodhim rreth 530 megavat, për konsumatorë, që i bie se rreth 400 megavat tjerë duhet siguruar nga importi.

Duke folur rreth importit të energjisë, kryeministri Haradinaj tha se importi i ka dy të këqija, e keqja është se është import, pra është mall që nuk është prodhuar në Kosovë dhe e prish bilancin tregtar dhe shkakton pasoja për ne si Kosovë, por edhe se tani në dimër importi i energjisë është shumë i shtrenjtë.

Kryeministri Haradinaj tha se i është premtuar se nga 15 dhjetori do të prodhohen rreth 800 megavat nga KEK-u, në të njëjtën kohë kryeministri tha se duhet të bëhet kujdes që edhe gjatë këtij dimri të mbijetohet prodhimi.

Kryeministri Haradinaj ka folur edhe rreth KEDS-it, duke thënë se kjo kompani është e Kosovës, por që investitori është i huaji dhe ka ardhur për të bërë biznes, për të fituar paratë e veta, por ka obligime ndaj konsumatorit dhe ndaj nesh, e në anën tjetër kryeministri Haradinaj tha se KEK-u është kompani vendore dhe duhet të jetë kujdestare që të ketë rrymë.

Në fund të fjalës së tij kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se gjatë këtij dimri nuk bën të dështojnë, duke thënë se edhe viti i kaluar ka qenë tepër sfidues se s’ka pasur qymyr dhe eskavatorët nuk kanë qenë në funksion, fatmirësisht tani nuk e kemi atë gjendje.

Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi, pasi ka falënderuar kryeministri Haradinaj për vizitën dhe kujdesin që ka treguar ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, tha se e ka njoftuar kryeministrin për aktivitetet që janë duke i zhvilluar si Korporatë Energjetike, në prodhimin aktual që kanë, problemet dhe planifikimet si dhe masat që i kanë ndërmarrë për që këtë dimër ta kalojmë sa më mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)