26 Prill 2024

Kryeministri Haradinaj kërkon nga ZRrE kompensimin e qytetarëve

Prishtinë, 5 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), të kryesuar nga Arsim Janova, u.d. kryesues i Bordit, me të cilët ka biseduar rreth situatës më të fundit të energjisë elektrike në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ZRrE-ja, që në afat sa më optimal të gjendet mënyra e kompensimit të qytetarëve për ngarkesën e shtuar tarifore e aplikuar me vite të tëra. Kjo ngarkesë pa të drejtë ishte aplikuar për mbulimin e humbjeve në komunat veriore.

Kryeministri ka kërkuar po ashtu që të bëhet evidentimi dhe klasifikimi i humbjeve teknike. Vlerësohet nga ekspertët se rreth 12 për qind e këtyre humbjeve shkaktohen nga keqpërdorimet e qëllimshme.

Kryeministri shprehu vendosmërinë që nga mekanizmat relevant të kërkojë që këto keqpërdorime të minimizohen dhe ndryshimi të shpërndahet tek qytetarët përmes lehtësimeve tarifore.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e ZRrE-së, theksuan përkushtimin e tyre për rregullimin e aktiviteteve në fushën e energjisë si dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve në përputhje me përgjegjësitë që parashihen me Ligjin mbi Rregullatorin e Energjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)