21 Shtator 2018

Kosova pjesë e Fondit Global të Mjedisit

Hanoi, 28 qershor - Në margjinat e Asamblesë së  6-të të Fondit  Global të Mjedisit (GEF) e cila po  mbahet në Da Nang të Vietnamit, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj në emër të Republikës së Kosovës mbajti një fjalë rasti para homologëve të saj dhe  përfaqësuesve të 183 shteteve anëtare.

Ministrja Reshitaj shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kosovës  për shtetin e Vietnamit, mikpritësin e këtij takimi, që ka përfshirë Kosovën në Asamblenë e Gjashtë të Global Environment Facility (GEF) dhe i ka dhënë mundësinë që të jetë përkrah dhe e barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse.

“Përfshirja e Kosovës në këtë Asamble, pavarësisht që Kosova nuk është pjesë e UN-it dhe nënshkruese e konventave ndërkombëtare që lidhen me mjedisin, e rrumbullakëson punën tonë, na ndihmon në përmirësimin e gjendjes së mjedisit, një shqetësim yni i përbashkët dhe njëkohësisht na angazhon në kuadër të procesit të integrimit evropian në ndërmarrjen e hapave konkret në përmbushjen e standardeve” theksoi ministrja Reshitaj.

“Si shtet i ri, një rendësi të veçantë po i kushtojmë menaxhimit të mbeturinave,  përmirësimit, ujërave, ruajtjes së biodiversitetit, mbrojtjes së ajrit nga ndotja, adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike, zvogëlimit të emetimeve dhe zbutjes së ndikimeve nga ndryshimet klimatike si dhe  zbatimit të teknologjive të pastra dhe eko-inovacioneve."

"Në këtë betejë të rëndësishme për mjedisin, për tokën dhe në përgjithësi për resurset tona, ne kemi nevojë për mbështetje. Me ne në këtë rrugëtim kemi pasur Bashkimin Evropian, pjesë e natyrshme e të cilit presim të bëhemi në një të ardhme të afërt, përmes instrumenteve dhe programeve të ndryshme, megjithëse për një punë të madhe dhe të rëndësishme na duhet mbështetja edhe nga programet dhe instrumentet dhe fondet e Kombeve të Bashkuara ” deklaroi ministrja Reshitaj.

Duke marrë parasysh që  problemet mjedisore nuk njohin kufij fizik ministrja Reshitaj kërkoi që Kosova të këtë qasje ne fondet dhe programet e GEF-it  dhe për të qenë pjesëmarrëse e të gjitha aktiviteteve që organizohen në kuadër të GEF.

Vlen të përmendet që GEF mbledh 183 vende të botës dhe është një prej organizatave më të mëdha ndërkombëtare që adreson çështjet e mjedisit në botë, si dhe ndihmon nismat për zhvillim të qëndrueshëm të mjedisit në vende në zhvillim.

 GEF ka ofruar mbi 17 miliardë dollarë grante dhe ka financuar projekte në vlerë prej mbi 69 miliardë dollarë në 170 vende të botës.

Asambleja e GEF është një vend ku zyrtarë të lartë të OKB-së marrin pjesë dhe kjo ka ndikim edhe për Kosovën, si pjesëmarrëse për herë të parë në këtë asamble.

 

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018  - Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15)  

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)