26 Prill 2024

Kosova dhe Shqipëria me afër integrimit te tregut energjetik

Prishtinë, 30 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin  për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe  Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë e  përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë,  për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit/OST të Republikës së Shqipërisë dhe Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT sh.a.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci duke prezantuar projektligjin para deputetëve tha se qëllimi i tij është bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive, nëpërmjet organeve  përgjegjëse për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut KOSTT.

“Objektiv kryesor është krijimi i zonës rregulluese  dhe me këtë edhe integrimi në mekanizmin regjional i cili do të ndikonte në realizimin e tregtisë ndërkufitare  duke rritur kështu likuiditetin e tregut të energjisë elektrike”, tha Stavileci.

Sipas tij, kjo do të mundësonte zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet sistemeve energjetike të të dyja vendeve për të optimizuar kostot financiare dhe për të rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike  në  përmbushjen e dispozitave ligjore të direktivave përkatëse të legjislacionit të BE-së, si palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit  të Energjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)