26 Maj 2018

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin e mbeturinave

Prishtinë, 15 maj - Sot në ndërtesën e  Qeverisë do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dy Marrëveshjeve Grant për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta”, në vlerë prej 4 milionë euro dhe ”Shërbime Profesionale të Pranuesit në Kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbeturinave”, në vlerë prej 1.466 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW).

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtori i Departamentit të Infrastrukturës Komunale për Evropën Juglindore dhe Turqi në KfW Kirk Mildner.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan Axel Voss.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media në të cilen do të jepen detaje të hollësishme për marrëveshjet

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)