22 Janar 2021

KOSID publikon shkeljet ligjore që janë bërë me ndërtimin e hidrocentraleve

Prishtinë, 1 dhjetor - Fondacioni Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) sot publikoi analizën ligjore 51 faqëshe të quajtur “Shkeljet ligjore, që po shterin lumenj”.

Ky hulumtim adreson shkeljet ligjore që janë bërë me ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna” në periudhën e pasluftës.

Analiza ligjore në të cilën është punuar 5 muajt e fundit, konfirmon përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës, ZRRE-në dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe dy kompanitë kryesore “MATKOS GROUP” Sh.P.K dhe KelKos Energy" Sh.P.K. për këto veprime joligjore dhe shkatërruese ndaj ambientit të Kosovës.

Për pasojë të politikave të gabuara mjedisore nga institucionet e Kosovës, ku këto dy kompani kanë pasur përfitime jolegjitime ekonomike duke përdorur resurset ujore të cilat janë publike, si dhe kanë ndërhyrë me punime në pronat private të banorëve të atyre anëve pa lejen e tyre dhe jasht normave dhe kritereve te lejuara me ligj.

Disa nga shkeljet të cilat hulumtimi i KOSID ka arritur t’i identifikojë, janë shkelje të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, dhe këtu po përmendim disa prej tyre :

    Mos-përfshirja e komunitetit në debate, konsultime e njoftime publike me rastin e shqyrtimit të dokumenteve mbështetëse për lejimin e ndërtimit të hidrocentraleve;

    Mos-informimi me kohë, apo pengimi në qasje për informacion për pjesëmarrje pjesëmarrje në konsultime publike të komunitetit, si dhe pengim në qasje në dokumente publike;

    Mos-përfshirje e komenteve, vërejtjeve dhe kërkesave për përmirësim të kritereve dhe kushteve me rastin e lëshimit të akteve juridike (pëlqim, leje, licenca, etj) për ndërtimin e HC, nga institucionet publike;

    Mos-përshkrimi i drejtë i gjendjes reale të resurseve ujore dhe kushteve mjedisore me rastin e ndërtimit të HC-ve, si dhe ndikimi i tyre në ndotjen, degradimin, shkatërrimin apo shterrimin e resurseve ujore, si dhe dëmtimin e mjedisit (florës dhe faunës), natyrës, me rastin e përpilimit të raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis;

    Mos-respektimin e legjislacionit në fuqi me rastin e ndërtimit të HC, e posaçërisht atë të parqeve kombëtare dhe zonave të veçanta të mbrojtura, etj.


Këto dhe shumë shkelje tjera të listuara mund ti gjeni në Raportin mbi Hidrocentralet në Kosovë “Shkeljet ligjore që po shterin lumenj”, të cilin mund ta gjeni në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.


Ky hulumtim synon të jetë në shërbim të komunitetit dhe palëve të interesit të cilët mund t’i përdorin të gjeturat e këtij për të parandaluar keqpërdorimin e resurseve ujore, mbrojtjen e mjedisit dhe florës dhe faunës, për të pajisur grupet e avokimit dhe banorët në luftën e tyre në mbrojtjen e interesit të tyre përmes insitucioneve përgjgjëse, organeve të drejtësisë dhe gjykatave në Kosovë.  

KOSID ka ndjekur çështjet lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve për një kohë të gjatë dhe ka avokuar nëpërmjet debateve televizive, shkresave publike, takimeve me komunitetin e prekur direkt duke shërbyer si urë lidhëse mes komunitetit dhe institucioneve të Kosovës në mënyrë që të thirren në përgjegjësi ata që janë përgjegjës për degradimin e natyrës dhe abuzimit me resurse ujore.

 KOSID, si organizatë jo-qeveritare, është e njohur për faktin që e fitoi betejën 10 vjeçare kundër investimit në resurse të reja të thëngjillit në Kosovë me qëllim që të promovojë energjinë e gjelbërt, energji e cila duhet aplikuar përmes konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik mbi bazën e idesë së eknonomisë qarkore, duke siguruar përdorim të mirëfilltë të resurseve natyrore dhe mbrojtje të mjedisit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)