26 Prill 2024

KOSID organizon konferencën ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm

Prishtinë, 30 nëntor - Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) organizon sot konferencën e gjashtë vjetore ndërkombëtare në Prishtinë. 
 
Konferenca e ndarë në dy panele diskutuese do të fokusohet në politikat e Kosovës për energji dhe ato mjedisore, si dhe në qasjet për avancimin e një agjende për zhvillim të qëndrueshëm të harmonizuar me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe Marrëveshjen e Parisit.

Përveç kësaj, konferenca do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e kërkesave që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. 
 
Kjo konferencë do të shërbejë si platformë diskutimi për politikëbërësit, shoqërinë civile dhe ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të krijuar baza të përbashkëta në rrugën e Kosovës për zhvillim të energjisë dhe dekarbonizim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)