03 Dhjetor 2020

Komuna e Prishtinës me prioritet luftimin e ndotjes së ambientit

Prishtinë, 19 tetor – Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, dhe kësaj radhe besoj se maskat e COVID-it do të na ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjeve respiratore, e të cilat do të ishin edhe më të rrezikshme në kohë të pandemisë.

Gjatë periudhës së ndotjes marrim tepër shumë komente nga qytetarët për zgjidhje afatshkurtë e të cilat për ndotje janë të pamjaftueshme për ta zbutur situaten.  Por në prill, pastaj harrohet e tëra dhe kjo temë shkon në fund të agjendës publike.

Sa i përket ndotjes, ka gjëra të cilat nuk mund ti ndryshojmë, e ato janë aspektet gjeografike, kushtet e përgjithshme klimatike, dhe natyrisht kushtet meteorologjike.

Por ka dy gjëra që mund it ndryshojmë.  Ngrohjen me thëngjill në shëtpi individuale, të cilën po e adresojmë me Termokos, kur në periudhë pesë vjeçare shumica e madhe e pjesës urbane të kryeqytetit do të jetë e kyçur në ngrohjen qendror.

E dyta janë numri i veturave në qytet.  Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e takses për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje.

Për vikend kishte shumë diskutime në rrjetet sociale se si ne po duam të vendosim rampa në kryeqytet për të penalizuar qytetarët e komunave tjera.

Nuk e di a ka qenë i qëllimshëm ky keqinterpretim, por nuk është hera e parë që flasim për këtë punë.

Pra përvec parkingut me pagesë, ne kemi shqyrtuar edhe mundësinë e takses për lëvizje me makinë në qendër.  Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (takse e tollovisë në njëfarë mënyre).  Londra është kryeqyteti që e ka rregullu më së miri këtë sistem.

Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera.  Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetren për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave.

PRIORITET MBI PRIORITETE - Shëndeti i qytetarëve

Jemi kryeqytet dhe jemi të lumtur të jemi nikoqir i krejt atyre që vijnë për të na vizituar, për të kryer punë dhe për të jetuar në Prishtinë.  Duam vecse ta bëjmë më të jetueshëm dhe më të shëndetshëm kryeqytetin për të gjithë neve.

Prandaj krahas kësaj po punohen parkingjet edhe në hyrje të qytetit për ata që nuk duan të mendojnë parkimin e vetures.  Tranportin publik do ta kenë falas, me biletën e parkingut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen ku shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)