26 Prill 2024

Komuna e Prishtinës fillon shpërndarjen e faturave të mbeturinave

Prishtinë, 1 shkurt - Komuna e Prishtinës ka bere te ditur se ashtu siç ka paralajmëruar, nga janari i këtij viti, Komuna do t’i inkasojë të hyrat për menaxhimin e mbeturinave.

Komuna ka njoftuar se tashmë ka filluar shpërndarja e faturave tek qytetarët, nga ana e Komunës.

Si rrjedhojë qytetarët do ta paguajnë këtë shërbim në Komunë, e jo më në kompani siç ka ndodhur më parë. Ky është hapi i parë por tejet i rëndësishëm në kuadër të reformave që do të ndodhin për Prishtinën e pastër, në çdo lagje e në çdo fshat.

Së shpejti, Komuna do ta bëjë planin e ri aksional dhe logjistik për mbledhjen e mbeturinave, që do të ndikojë në përmirësim të dukshëm të shërbimit. Ky plan do të jetë gjithëpërfshirës, me ç’rast do të zgjerohet rrjeti i operimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)