10 Dhjetor 2018

KEK: Certifikatat e Qendrës së Trajnimit njihen edhe ndërkombëtarisht

Prishtinë, 4 dhjetor - Janë një grup  të  interesuarish prej 18 kandidatëve të cilët po trajnohen në mënyrë që të marrin certifikata për saldues profesional. Nehat Zekolli njëri prej tyre  pohoj se trajnimi ia bëri të  mundur të mësoj shumë më mirë saldimin. Ai tha se në Qendrën e Trajnimit mësohet edhe siguria në punë e cila është shumë e nevojshme për punën e salduesit.

Nga ana tjetër, Remzi Selimi specialist ndërkombëtar I saldimit, njëherësh trajnues i kandidatëve për saldim tregon rreth implementimit të programit si dhe përfitimet që mund ti kenë të interesuarit.

“Sipas rregullave këtu kandidatët i ushtrojmë se si përgatitet epruvetat e saldimit për gypa, dhe se kandidatët të cilët e donë këtë profesion (saldimin) e kanë mundësinë që të përfitojnë njohuri të reja dhe të përsosen edhe më shumë në aspektin e shkathtësive. Si rrjedhojë, edhe punën që do ta bëjnë në të ardhmen do ta bëjnë shumë  më shpejtë shumë më thjeshtë dhe shumë më saktë” tha Remzi Selimi.

Sipas koordinatorit për menaxhimin e cilësisë, Skender Berisha, të gjithë ata kandidate që e kryejnë me sukses trajnimin, certifikatat e tyre do të njihen ndërkombëtarisht.

“Pasi që kandidatët të aplikojnë ne së bashku me oden gjermane të Dortmundit fillojmë me procedura dhe pasi  të përgatiten kandidatët  vjen DVS-(Shoqata Gjermane për saldim dhe proceset e ndërlidhura) gjithnjë në bashkëpunim me odën e Dortmundit dhe bon certifikimin sipas standardit të DVS gjerman.  Sipas gjermanëve , kushtet në këtë qendër janë shumë të mira sepse I plotësojnë të gjitha standardet e kërkuara ndërkombëtare“. ka theksuar Berisha.

Zyrtarët e Qendrës Trajnuese e KEK-ut ju bëjnë thirrje edhe bizneseve që ushtrojnë punë me elektrikë, saldim,  mekanike, hidraulike, makineri të rënda etj.  për të sjellë punëtorët e tyre që të certifikohen në këtë Qendër sepse është e vetmja në rajon ku mund të kryhen këto trajnime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2018 - Organi Shqyrtues i Prokurimit fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni. (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ish-Banka e Lubjanës, kati i 5-të, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Gjakoves hapin Librin e Zisë, në nderim të Presidentit George H.W. BUSH. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Rahovecit. (Rruga kryesore në fshatin Zaqisht të Rahovecit, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të diskutojë me nxënësit e shkollave të mesme me temë "Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes".  (Kafiteria Dit' e Nat', ora 10:00)

- Kompania vendore 'Produktet Natyrale të Kosovës' organizon ceremoninë e inaugurimit të linjës së re me teknologji të avancuar për përpunimin e farave të kungullit. (Fabrika 'Produktet Natyrale të Kosovës' në fshatin Loxhë në Pejë, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat. (Zyret te BSPK, së ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore” që financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze. (Libraria Dukagjini, ora 11:00)

- Mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Asociacioni i Arkitektektëve të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit bën prezantimin e “Bienales së Arkitekturës 2018”, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe arkitektët në nivel Kosove dhe ata regjional. (Gjilan, ora 13:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për shtyp me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve. (Resource Center Kosovo, në lagjen Pejton, në zyre të Forumit për Iniciativa Qytetare, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të organizoj tryezen e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, për të cilën do të flasin nënkryetarët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Zyrat e PSD-së, në lagjen "Arbëria", ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në prag të përfundimit të vitit 2018, organizon ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë si dhe të prezantojë orientimet për vitin e ardhshëm. (Sheshi 21, ora 18:00)