26 Prill 2024

KEDS do të investojë edhe sivjet në Prizren

Prishtinë, 10 shkurt - Qytetarët e Prizrenit thonë se janë të kënaqur me investimet që KEDS ka realizuar gjatë vitit të kaluar në komunën e tyre.  

Abdullah Krasniqi është banor i lagjes “Remzi Ademaj” në Prizren. Ai bashkë me banorët e tjerë të kësaj lagjeje kanë përfituar vitin e kaluar një trafo të re elektrike.

Përfitimi nga ky investim ka qenë i dyfishtë. Bashkë me trafon e  re, falë investimit të KEDS-it, kjo lagje ka përfituar edhe zgjerim të hapësirës për pushim.

 “Trafoja e vjetër ka qenë e vendosur shumë keq. Hapësira që ka ekzistuar nuk kemi pasur mundësi ta shfrytëzojmë për shkak trafos që ka qenë në mes, kurse tash trafoja e re është vendosë në një vend më të përshtatshëm dhe hapësira është liruar”, tregon Krasniqi.

 Afër hapësirës së krijuar për pushim, gjendet edhe Gjimnazi “Remzi Ademaj”. Nxënësit e kësaj shkolle thonë se janë shfrytëzuesit e rregullt të kësaj pushimoreje. Ata lavdërojnë KEDS-in për këtë investim.

“Pushimin e gjatë e shfrytëzojmë në këtë hapësirë”, tregon nxënësi i kësaj shkolle, Enver Gashi, sipas të cilit zgjerimi i kësaj hapësire është i mirëseardhur.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, gjatë vitit të kaluar ka realizuar investime të shumta në Prizren.

Naim Arapi menaxher për projekte në KEDS tha se gjatë vitit të kaluar  në Prizren, janë realizuar shumë projekte në përmirësimin e energjisë elektrike. Ai tregon se, investime do të ketë edhe këtë vit në këtë komunë.

Sadik Tahiri,  bashkëpunëtor profesional i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, tha se KEDS-it, vitin e kaluar i janë lëshuar disa pëlqime për të investuar në përmirësim të infrastrukturës së energjisë elektrike në këtë komunë.

“Komuna e Prizrenit ka dhënë disa pëlqime që KEDS ka kërkuar për investime”, tregon Tahiri.

Sipas tij pëlqime për investime  janë dhënë  për disa lagje brenda në qytet, por edhe për fshatra. Ai përmend lagjet ,“ Zahir Pajaziti”, “Bajram Curri”, “Beteja e Pashtrikut”, “Vetrat Shqiptare”, si dhe fshatrat Korishë dhe Zhurë.

Tahiri tha se Komuna e Prizrenit, ka nevojë për investime më të mëdha në rrjetin elektrik.

“Shpresojmë se këtë vit KEDS do të investojë edhe më shumë në këtë sektor, sepse nevojat janë të mëdha”, tha Tahiri.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, premton se investimet nuk do të ndalen as sivjet në Prizren.

“Sigurisht, do të vazhdojmë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”, tha Buzhala.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)