27 Shkurt 2021

Java e tretë e muajit gusht do të vijoj me intervale të gjata me diell

Prishtinë, 17 gusht - Në parashikimin e motit për javën e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e tretë e muajit gusht do të vijoj me mot të ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell.

Nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjellur me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin, më pak në Dukagjin, ndërsa reshje të intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)