27 Prill 2024

Italia mbështet MPMH-në në avancimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë

Prishtinë, 6 tetor - Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj takoi Zv.Ambasadorin e Italisë në Kosovë Matteo Corradini.

Zv.Ambasadori i Italisë Corradini e urojë Ministren Reshitaj për detyrën e re njëherë shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në avancimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve që lidhen me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor.

Ministrja Reshitaj e informoi Zv.Ambasadorin Corradini me prioritetet e saj, si dhe për planin e adresimit të sfidave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e veçanërisht për çështjen e Ujërave, mbeturinave dhe ajrit.

“Ndotja e mjedisit, ajri, mbeturinat e  ujërat janë probleme dhe sfida globale dhe vendore që kërkojnë bashkëpunim edhe ndërshtetëror, për të pasur jetë të shëndetshme për qytetarët dhe shoqëritë e botës.

Në këtë linjë shteti i Kosovës dhe unë si ministre do të thellojmë bashkëpunimin me të gjithë akterët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar për tejkalimin e krizave e problemeve mjedisore edhe ndërkufitare”, po ashtu znj. Reshitaj e falënderoi Zv.Ambasadorin Corradini për kontributin dhe bashkëpunimin e shtetit të Italisë në veçanti për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, realizimin e projekteve që lidhen me mjedisin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)